Telegrafi

Immobile konfirmon se janë në pritje të Silvas te Lazio

David Silva (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka thënë se mezi pret të luajë me mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva, në sezonin e ardhshëm në Serie A.

Futbollisti spanjoll pritet t’u bashkohet Biancocelestëve këtë afat kalimtar pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve me klubin anglez.

Kontrata e 34-vjeçarit me Cityn skadon këtë verë, ndërsa Immobile ka lënë të kuptohet se ai do të jetë pjesë e klubit italian.

David Silva (Foto: Dave Thompson/Pool via Getty Images/Guliver)

“Lojtar i shkëlqyer, me përvojë të shkëlqyer, po e presim krahëhapur. Mezi pres që të vijë, para se të jemi lojtarë të Lazios, ne jemi tifozë të Lazios”, citon Daily Mail fjalët e Immobiles.

Lexo po ashtu Silva po kalon te Lazio, as Vedat Muriqi nuk qëndron larg

Silva do të shkojë te Lazio pas një periudhe të suksesshme në Mançester, ku i fitoi 12 trofe të mëdha me Citizens.

Ciro Immobile (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë që Immobile ishte golashënuesi më i mirë në Serie A, ku i shënoi 36 gola dhe e la prapa Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/