Telegrafi

Immobile imiton Brozovicin, pastaj shënoi një nga golat më të bukur të javës në Serie A

Foto: sport.sky.it

Lazio iu kthye fitores në Serie A, ashtu edhe Ciro Immobile golave.

Skuadra nga kryeqyteti italian fitoi ndaj SPAL-it me rezultat 4-1, por ky takim vazhdon të komentohet në media dhe rrjetet sociale.

Së pari për gjestin e italianit te gjuajta e lirë e mysafirëve në minutën e 20-të, kur ylli italian imitoi Marcelo Brozovicin.

Lexo po ashtu Pas Barçës, epiku Brozovic e bën gjestin e tij të famshëm edhe te gjuajta e lirë e Lazios

28-vjeçari gjashtë minuta më vonë ishte edhe një herë në qendër të vëmendjes pasi shënoi golin e parë në takim dhe një nga më të mirët të javës.

Pas kësaj fitore Lazio renditet në vendin e pestë me 21 pikë.

Ciro Immobile duke festuar golin ndaj Spalit (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Immobile numëron tetë gola në këtë fillim kampionati dhe gjithashtu ka dhuruar edhe një asistim.

Ndeshja e ardhshme e Lazios është kundër Sassuolos. /Telegrafi/