Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është vënë pas rekordit të Gonzalo Higuainit cili brenda sezonit 2015/2016 ku kishte shënuar 36 gola.
Ish sulmuesi i Napolit, në atë vit kishte barazuar golat me legjendën e Torinos, Gino Rossetti, duke shënuar 36 gola në 35 ndeshje.
Pas 20 ndeshjeve në atë kohë, Pipita kishte shënuar 20 gola, aq sa ka Immobile aktualisht.
Lazio ka një ndeshje më pak, ndërsa Immobile ka zhvilluar po ashtu një ndeshje më pak se Higuain, pasi ka qenë i dënuar për ndeshjen me Atalantan.
Golat e argjentinasit kanë qenë më vendimtare.
Immobile ka shënuar një het-trik ndaj Milanit, ndërsa kundër Spal ka shënuar katër herë në vikend.
Higuaini atë sezon kishte shënuar het-trik në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Frosinone, para se të kalonte te Juventus atë verë për 90 milionë euro. /Telegrafi/