Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile i ka përshkruar si ‘krejtësisht të ndryshme’ metodat e të trajnimit të Simone Inzaghi, Unai Emery, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte.
Reprezentuesi italian ka gjetur ngrohtësinë e tij në Stadio Olimpico, pas kohës jo shumë të mirë të kaluar te Sevilla dhe Borussia Dortmund.
Me të luajturit te klubet gjermane dhe spanjolle, Immobile ka punuar me disa nga menaxherët kryesorë aktualë në botë dhe ka treguar dallimet mes tre.
“Seancat e trajnimit në Spanjë janë shumë të ngjashme me ato në Itali”, ka thënë fillimisht Immobile në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram.
“Emery është një trajner shumë taktik, ai më kujton pak Conten me mënyrën se si ai përgatitet për ndeshje”.
“Klopp ishte krejtësisht i ndryshëm”.
“Seancat e tij kishin të bënin me topin, ishe në lëvizje të vazhdueshme, në çdo moment. Ai më dha shumë në karrierën time”.
“Inzaghi, padyshim, është më italian në stilin e tij, por ai i ekuilibron shumë mirë ata dy”.
“Ka shumë punë me topin dhe vetëm një kohë e duhur e përqendrimit taktik”, përfundoi italiani. /Telegrafi/