Telegrafi

Immobile barazon rekordin e Higuainit për më shumë gola brenda një sezoni në Serie A

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka vulosur sezonin e tij më të mirë të karrierës, pasi ka shkëlqyer në Serie A.

Immobile ka qenë lojtari kryesor i Lazios këtë sezon, duke ndihmuar klubin kryeqytetas ta zë një vend në Ligën e Kampionëve pas shumë viteve.

Megjithatë, sulmuesi italian ka pasur edhe arritje të mëdha në aspektin individual me golat e shumtë të shënuar.

Lexo po ashtu Immobile mposht Lewandowskin, Ronaldon dhe Messin për Këpucën e Artë

Pasi arriti të konfirmohet si fitues i Këpucës së Artë për këtë sezon, Immobile ka barazuar edhe një rekord të madh për gola brenda një sezoni në Serie A.

Italiani tashmë ka arritur në kuotën e 36 golave në këtë sezon në Serie A, duke barazuar rekordin e mbajtur nga Gonzalo Higuain.

Deri te barazimi i rekordit, italiani erdhi pas golit të shënuar sot (e shtunë) ndaj Napolit.

Higuain këtë rekord e mban nga sezoni 2015/16 sa ishte pjesë e Napolit, por Immobile ka edhe një pjesë për t’ia thyer rekordin dhe për të vendosur një të ri. /Telegrafi/