Telegrafi

Imiton personazhin nga filmat e animuar, pastron sytë me brushën e dhëmbëve (Video)

Blanca Barrett nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara është habitur kur e ka parë të birin Raul Lara teksa lante sytë me brushën e dhëmbëve.

Nëna 23-vjeçare nuk e di për sa kohë fëmija saj nuk i pastron vetëm dhëmbët me brushë, por e di nga e ka mësuar këtë teknikë, transmeton Telegrafi.

“Spongebob Squarepants është personazhi tij i preferuar dhe ai i fërkon sytë në këtë formë”, është shprehur Barrett lidhur me rastin.

I pyetur pse po vepron kështu, vogëlushi ka thënë se i duhet që të mos i mbyllen kapakët e syve nga tharja. /Telegrafi/