Blanca Barrett nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara është habitur kur e ka parë të birin Raul Lara teksa lante sytë me brushën e dhëmbëve.
Nëna 23-vjeçare nuk e di për sa kohë fëmija saj nuk i pastron vetëm dhëmbët me brushë, por e di nga e ka mësuar këtë teknikë, transmeton Telegrafi.
“Spongebob Squarepants është personazhi tij i preferuar dhe ai i fërkon sytë në këtë formë”, është shprehur Barrett lidhur me rastin.
I pyetur pse po vepron kështu, vogëlushi ka thënë se i duhet që të mos i mbyllen kapakët e syve nga tharja. /Telegrafi/
https://youtu.be/aV6lVSjJGpM