Site icon Telegrafi

Imitoi reklamën e modeles së famshme dhe u bë hit në internet – mësoni për çfarë (Foto)

Shtatzënia dhe sjellja në jetë e fëmijëve lë shenja në trupin e femrave, ndërsa një nënë ka vendosur që pa kurrfarë turpi t’ia tregojë botës “mangësitë” e saj.

Blogerja Brenda DeRouen vendosi që të rikrijonte reklamën e Kendall Jenner për shtëpinë e modës Calvin Klein dhe në plan të parë vuri striat në barkun e saj.

Qëllimi i saj ishte që t’u tregonte femrave të tjera se është në rregull të mos e kenë barkun e përsosur.

Në blogun e saj, ajo ka shkruar se kur e kishte parë shenjën e parë në lëkurë gjatë shtatzënisë ishte tmerruar dhe kishte filluar të përdorte preparate të ndryshme, dhe pasi e kishte lindur fëmijën ishte turpëruar nga dukja e saj.

Asokohe kishte filluar të ushtronte dhe i kishte rregulluar paksa format trupore, mirëpo përkundër përpjekjeve të mëdha nuk mundi t’i largonte shenjat në bark. Me vite të tëra e kishte urryer trupin e saj, por tash e ka pranuar ashtu siç është.

“Kam vendosur që të mos turpërohem më nga trupi im dhe të mos e lejoj shoqërinë që ta definojë bukurinë time”.

 

“Jam dashuruar sërish në veten time dhe pas fshehjes disavjeçare, më në fund e kam kuptuar se kush jam në të vërtetë”, ka deklaruar Brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version