Në shtetet e Bashkuara ka dalë në shitje një Continental i imituar, që ngjanë shumë me origjinalin.
Makinës Ford Mustang GT i është ndryshuar komplet pjesa e jashtme, duke iu transformuar në Bentley, ndërsa ka ndryshime edhe nën kapak, transmeton Telegrafi.
Me vendosjen e motorit prej 550 kuajfuqive, shpejtësia dhe qëndrueshmëria e veturës është rritur në masë të madhe.
Ngjashmëria e madhe që ka me origjinalin, si dhe puna që është bërë në të, ka bërë që të vihet në shitje për 50 mijë dollarë.
Krahasuar me çmimin e modelit origjinal, që kushton 300 mijë dollarë, kjo shumë është shumë më e përballueshme. /Telegrafi/