Një imitues i Kim Jong Un që kërkonte një lidhje dashuri për Ditën e Shën Valentinit kërceu shkurtimisht me “ushtrinë e bukurive” të Koresë së Veriut në një lojë hokej në Olimpiadën e Dimrit.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kërcimi i tij nuk mundi të zgjaste shumë pasi u largua nga sigurimi.
Imituesi, i cili e quan veten Howard nga Australia, u paraqit në garën e hokejit të akullit të femrave në mes të Koresë dhe Japonisë të mërkurën duke veshur një mbulesë të gjatë të zezë dhe syze.
Kjo ishte paraqitja e dytë e Howard në këto Olimpiada. Ai u shfaq fillimisht gjatë Ceremonisë së Hapjes me një imitues të presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/
At the united Korea vs Japan womens’ hockey game, an apparent Kim Jong-un impersonator starts dancing in front of North Korean cheerleaders. Apparent employees of the DPRK push him aside. He’s now sitting nearby giving interviews (in English) pic.twitter.com/PeVJYtri5Y
— Vincent Bevins (@Vinncent) February 14, 2018