Site icon Telegrafi

Imigrantët në Britani duhet të mësohen të presin në radhë

Të huajt, të cilët mendojnë të jetojnë në Britani, duhet ta mësojnë këtë praktikë të përhershme për të formuar kolona për gjithçka, prej autobusit deri tek pritja për një sandviç.

Ministri dëshiron që “arti i të priturit në rend” të futet në testin për shtetësi, të cilin imigrantët duhet ta kalojnë për të fituar të drejtën të jetojnë në Britani.

Ministri i imigrimit Phil Woolas thotë se të huajt shkaktojnë tensione në momentin kur nuk e kuptojnë se duhet të presin në rend për shërbimet të cilat i shfrytëzojnë, shkruan “Daily Mail”.

Në kulturat e shumë të ardhurve në Britani besohet se duhet t’i arrish gjërat e domosdoshme vetëm duke u shtyrë përpara, në vend që të presësh në radhë.

Sipas një hulumtimi 91 për qind e Britanikëve janë kundër kësaj sjellje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version