Telegrafi

iMessage dhe FaceTime tani edhe më vështirë për tu thyer nga hakerët

Megjithatë kjo nuk do të thotë që shërbimet e Apple si iTunes dhe faqja e Apple janë të mbrojtura nga hakerët, mirëpo sa i përket shërbimit të saj universal të mesazheve dhe programit të saj për video-chat, Apple i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm të sigurisë, raporton Engadget.

Duke marrë parasysh progresin që është bërë në drejtim të shtimit të hapit të dytë për autorizimin e aplikacioneve, nuk do të jetë e befasishme që edhe shërbimet e tjera dhe aplikacionet e Apple të fitojnë këtë nivel të sigurisë. (Telegrafi)