Kastriot Imeri ka vazhduar me paraqitje fantastike për Servetten këtë edicion.
Mesfushori nga Kosova është treguar vendimtar për skuadrën e tij në kuadër të Kupës së Zvicrës.
Servette ka marrë një fitore të vuajtur në udhëtim te Vevey me rezultat 2-4, por deri në fund të ndeshjes rezultati ishte i barabartë.
Imeri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 82-të sa ishte rezultat i barabartë 2-2 dhe kontribuoi me dy gola të shënuar.
Vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, Imeri realizoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij 2-3.
𝗗𝗶𝗿𝗲𝗰𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗾𝘂𝗮𝗿𝘁 𝗱𝗲 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲 ✈️ ✅#NotreVilleNotreClub pic.twitter.com/yZY45D1YOS
— Servette FC (@ServetteFC) April 7, 2021
Ndërkohë në minutën e 92-të, Servette fitoi një tjetër penallti dhe përsëri Kastriot Imeri shënoi për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Pas këtij triumfi, Servette ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.
Në këtë rang garash, Servette e yllit nga Kosova do të përballet me Kriensin.
20-vjeçari që luan për grupmoshat e Zvicrës U21, këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me Servetten ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/
𝐒𝐚𝐧𝐠-𝐟𝐫𝐨𝐢𝐝 🧊
💥 Les deux penaltys transformés par @kastriotimeri17 pic.twitter.com/wbAWKA41Uw
— Servette FC (@ServetteFC) April 7, 2021