Site icon Telegrafi

Imer Imeri thotë se në luftë e ka rrahur gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja

Imer Imeri, vëllai i mësuesit të vrarë, Hakiut, nga Vojniku i Skenderajt ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se në luftë ishte burgosur nga Sabit Geci dhe ishte rrahur nga ai dhe disa të tjerë.

Imeri, ka treguar se mes atyre që e kanë rrahur ka qenë edhe një grua, për të cilën më pas mori vesh se është e Rexhep Selimi.

“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill”, ka treguar Imeri.

“Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë”, tha ai.

“Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin para dy-tre muajsh. Ajo është Shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Imeri në Zona B në Klan Kosova.

Lexo po ashtu Imer Imeri zbulon emrat e tre personave që ia vranë vëllain, Hakiun
Exit mobile version