Site icon Telegrafi

Imer Imeri: Jam dëshmitar i hapur i Gjykatës Speciale

Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit, ish-aktivistët e vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur sot për rastin e ndodhur në vitin 1999.

Ai e ka pranuar publikisht se është dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Unë jam dëshmitar i Gjykatës Speciale, i hapur, çka i kam thënë Prokurorisë, nuk i qes para jush. Por qeto punë që i kam qitë moti kohë në EULEX, këto i them edhe para jush, a po i lypni?”, deklaroi Imeri në RTV Dukagjini.

Tutje, ai tha se publiku do të sheh atë në Speciale, duke deklaruar se para disa ditëve ka bashkëbiseduar me 3 avokatë të viktimave.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, kishte bërë homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skenderajt, duke e konsideruar atë si një pedagog.

“U shqua si pedagog dhe si njeri i urtë dhe i dashur në shkollën e vendlindjes dhe në Turiqec”, shprehej Thaçi.

Exit mobile version