Site icon Telegrafi

Imazhi zbulon detaje të kabllos së karikimit të modelit Nothing Phone 2

Nothing është gati të lansojë modelin pasardhës të Nothing Phone 1 muajin e ardhshëm.

Dizajni i Nothing Phone 2 dhe disa nga specifikimet kryesore tashmë janë paralajmëruar nga kompania. Tani, në zhvillimin më të fundit, CEO i kompanisë Carl Pei ka ndarë dizajnin e kabllos së karikimit që do të vijë së bashku me Nothing Phone 2, transmeton Telegrafi.

Disa ditë më parë kompania zbuloi gjithashtu se ‘smartfoni’ i ardhshëm do të pajiset me një Snapdragon 8+ Gen 1 SoC dhe një bateri 4700 mAh.

CEO i Nothing, Pei ka zbuluar dizajnin e kabllos së ardhshme të karikimit të modelit Nothing Phone 2 përmes Twitter-it.

Kablloja e USB e tipit C do të ketë një shtresë të jashtme transparente me një port USB me ngjyrë argjendi.

Porti mund të shihet se ka markë “Nothing”. /Telegrafi/

Exit mobile version