Site icon Telegrafi

Imazhi i rrjedhur tregon se sa do të kushtojë Honda Civic Type R (Foto)

Ka rrjedhur në internet një imazh, që tregon se Honda Civic Type R do të kushtojë 34,775 dollarë.

Çmimi i kësaj makine, ishte i kapur në një tabelë që tregon për specifikat e saj siç janë 305 kuajfuqi që i ka nën kapak, transmeton Telegrafi.

Besohet se kjo fotografi është realizuar nga ndonjëri nga punonjësit e kompanisë japoneze, derisa po i ngarkonin veturat në anije për t’i eksportuar.

Në anën tjetër, shuma fillestare që duhet të paguhet për Civic Type R, po konsiderohet shumë e pranueshme për kualitetin e lart që ka. /Telegrafi/

Exit mobile version