Site icon Telegrafi

Imazhi i ri tregon që Huawei Mate 30 do të ketë 4 kamera

Huawei Mate 30 dhe Mate 30 Pro janë disa nga telefonat inteligjentë më të pritur të fundvitit 2019. 

 

Në ndërkohë vazhdojnë thashetheme dhe rrjedhje që na japin një ide më të mirë se çfarë të presim, por kjo rrjedhje e fundit duket se është një imazh promovues që duket interesant.

 

Prezantimet e fundit nga krijuesit e mbështjellësve kanë treguar një sistem të trefishtë kamerash në modelin e ri Huawei Mate 30 Pro, por ky imazh promovues thotë ndryshe. 

 

Siç duket do të ketë katër kamera në pjesën rrethore të Mate 30 Pro. 

 

Mund të hamendësojmë që do të përfshijë një kamerë ultra-të gjerë, një të gjerë dhe një telofoto si dhe një sensor 3D ose kamera ToF. 

 

Rrjedhjet e mëparshme përmendin që mund të marrim një 1 / 1,55” për kamerën kryesore, një 1 / 1.7” për ultra të gjerë, dhe një modul zmadhimi periskop 5x për atë të fundit. 

 

Gjithashtu ka dalë informacioni në lidhje me aftësitë e tij të karikimit dhe procesorin e ri të mundshëm, Kirin 990. 

 

Sido që të jetë, duhet të presim deri më 6 shtator për të parë prezantimin e Mate 30. /Telegrafi/

 

Exit mobile version