Site icon Telegrafi

Imazhi i ri i një prototipi Tesla Cybertruck na sjell atë që nuk e kemi parë më herët të kamionçinës së shumëpritur

Një imazh i ri i një prototipi të Tesla Cybertruck ka zbuluar interiorin e kamionçinës së shumëpritur  elektrike.

Tesla solli një nga prototipet e Cybertruck në takimin e saj vjetor të aksionarëve në fillim të këtij muaji dhe na dha një nga vështrimet më të afërta të automjetit deri më sot, transmeton Telegrafi.

Por nuk mund ta shihnim se çfarë kishte në brendësinë e Cybertruck deri më tani.

Një imazh i ri që duket të jetë i të njëjtit prototip që u pa gjatë eventit ka rrjedhur në rrjet, dhe zbulon një pjesë të rëndësishme të brendësisë së Cybertruck.

Fotografia jep një vështrim të mirë nga pikëpamja e shoferit, duke përfshirë detajin më të afërt të timonit të kamionçinës deri më sot.

Nuk duket tamam si çdo timon aktual i automjeteve të Tesla-s.

Duket si një përzierje e timonit ‘yoke’ dhe të atij rrumbullak, timonë të disponueshëm në modelet më të fundit të Model S dhe Model X.

Fotografia tregon gjithashtu se sa i thellë është pulti në Cybertruck, gjë që pritej me formën e kabinës. /Telegrafi/

Exit mobile version