Fotografia e një vajze të re që kishte mbuluar kokën me hixhab dhe kishte ngritur dy gishta (paqe) para protestuesve anti-myslimanë, është bërë virale dhe po konsiderohet si një mesazh frymëzues për shpresë dhe mirësi.
Shaymaa Ismaa’eel, 24-vjeçe, po merrte pjesë në një konferencë në Washington D.C. kur befasisht u rrethua nga një grup protestuesish anti-myslimanë, që ishin grumbulluar para objektit ku po mbahej konferenca, transmeton Telegrafi.
Ajo nuk i injoroi e as u konfrontua me ata, por vendosi të pozoj para tyre duke buzëqeshur dhe ngritur dy gishta në shenjë paqeje, duke bërë kështu për vete shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin fotografinë.
Shaymaa që punon me fëmijët me autizëm ka deklaruar për BuzzFeed, se shumica e pjesëmarrje në konferencë ishin të shqetësuar për protestuesit që qëndronin para ndërtesës. /Telegrafi/