Një vajzë 15-vjeçe, Stephanie Ray, ka publikuar fotografinë ku shihet duke i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit, vetëm disa minuta para se t’ia fiknin aparatet që e mbanin të gjallë.
Blake Ward, 16-vjeç, ishte njëri nga tre adoleshentët që janë nxjerrë nga deti në pjesën veriore të Walesit, pasi kishin pasur vështirësi gjatë notit, transmeton Telegrafi.
Blake ishte dërguar me helikopter në spitalin e fëmijëve Alder Hey në Liverpool, por për fat të keq disa ditë më vonë familjarët e tij ishin njoftuar se kishte pësuar lëndime në tru, dhe se nuk do të mund të shërohet.
Dhe duket parë se nuk kishte shpëtim, familja mori vendimin më të vështirë – ta autorizojnë fikjen e aparateve që e mbanin gjallë.
Ky moment prekës është dokumentuar me një fotografi, ku shihet se si Blake e përqafon e dashura e cila e dinte se disa minuta më pas do t’ia fiknin aparatet.
Kjo fotografi është shpërndarë në Facebook, ku Ray e ka përshkruar si ditën më të rëndë, duke pranuar se përgjithmonë do ta dashurojë Blake të cilin kurrë nuk do ta harrojë. /Telegrafi/