Fotografia e vogëlushes argjentinase, e cila në 38 gradë celsius pinë ujë nga toka në një zonë të varfër në Argjentinë, ka shokuar botën.
Në fotografi shihet vajza e vogël e gjunjëzuar duke mbajtur duart në pllaka të betonit, dhe duke pirë ujë të papastër nga toka, transmeton Telegrafi.
Ky imazh është shfaqur në kohën kur temperaturat e larta kanë goditur Argjentinën.
Raportohet se vogëlushja kërkon lëmoshë e cila është fotografuar nga një gazetar lokal, kurse me shpejtësi të madhe është shpërndarë në rrjetet sociale.
“Derisa vendi është kapluar nga temperaturat e larta, kjo vogëlushe është duke u freskuar duke pirë ujë nga toka”, ka shkruar ai duke shtuar “sigurisht se jemi duke gabuar diçka si shoqëri, apo jo?” /Telegrafi/