Site icon Telegrafi

Imazhi që dëshmon se mbrojtja e Chelseat ishte mediokre dhe e pa organizuar (Foto)

during the UEFA Champions League group C match between AS Roma and Chelsea FC at Stadio Olimpico on October 31, 2017 in Rome, Italy.

Chelsea ka pasur probleme të mëdha ndaj Romës në duelin e zhvilluar në Olimpico.

Klubi nga Londra pësoi humbje të thellë me rezultat 3-0, por po të mos ishte Courtois, humbja do të ishte edhe më e thellë.

Megjithatë, një foto që po qarkullon në rrjetet sociale e dëshmon se sa mediokre ishte mbrojtja e Chelseat.

Në një moment në minutën e 67-të shihet se si tri lojtarë të Chelseat vrapojnë pas Dzekos, derisa ky i fundit kthehet dhe e gjen të vetëm në anën tjetër pa asnjë lojtar El Shaarawyn.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

Ky moment ka bërë xhiron në rrjetet sociale, dhe dëshmon për mos organizimin e mbrojtjes së klubit londinez.

Chelsea humbi 3-0 dhe rrezikon kualifikimin pasi është në vendin e dytë.

Tash Blutë duhet të mposhtin së paku Qarabagun, nëse jo ta mposhtin Atletico Madridin në Stamford Bridge.

/Telegrafi/

Exit mobile version