Droga me vlerë gati 20 milionë dollarë me foton e presidentit rus, Vladimir Putin, u gjet në dyert e një veture që po përpiqej të kalonte kufirin e New South Wales për në Victoria të Australisë.
Detektivët australianë të krimit të organizuar kanë akuzuar një burrë që po përpiqej të kontrabandonte metamfetaminë dhe kokainë me vlerë të 18 milionë dollarëve, në të cilat shfaqet imazhi i Putinit.
Është e paqartë pse foto e liderit rus ishte e vendosur aty, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se burri u ndalua nga policia australiane dhe u arrestua menjëherë.
Shoferi 26-vjeçar tani akuzohet për dy vepra penale të lidhura me drogën.
Të pandehurit iu refuzua lirimi me kusht dhe hetimet shtesë janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/