Gazi lotjellës brenda Kuvendit të Kosovës dhe kokteji i molotovit në rrugët e Prishtinës në kundërshtim të Marrëveshjes për Përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ka vështirësuar promovimin e prodhuesve vendore në tregun ndërkombëtar, tash kur edhe zyrtarisht ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Vështirësia ka pasur edhe njëri prej prodhuesve më të njohur në vend, përkatësisht kompania “FRUTEX”.
Themelues i kësaj kompanie, Shaqir Shaqiri, thotë se përkundër vështirësive për shkak të imazhit jo të mirë të Kosovës nëpër botë, aktualisht kanë arritur të shtrijnë mjaftë mirë prodhimet e tyre në tregun ndërkombëtar. /Tribuna Channel/