Telegrafi

Imazhi për të cilën po flet e tërë Amerika, në momentin që Biden po betohej – një burrë i panjohur u ul pranë varrit të birit të tij

Derisa Joe Biden të mërkurën është betuar si presidenti i Shteteve të Bashkuara në Washington DC, kujtimi për të birin e tij të ndjerë Beau Biden ka mbetur i paharruar në shtetin ku ka lindur dhe rritur.

Në momentin që presidenti i ri po bënte betimin zyrtar, gazetarja Patricia Talorico po voziste veturën pranë varrit të Beau në oborrin e kishës katolike Saint Joseph në Greenville të Delaware, transmeton Telegrafi.

Ajo pa një person të vetmuar të uniformuar duke qëndruar i ulur pranë varrit të Beau – ku shfrytëzoi rastin për t’i shkrepur disa fotografi të burrit që kishte ulur kokën.

Rrëfimi i saj dhe fotografi që postoi ajo është bërë virale në rrjetet sociale. E burri i shumëpërfolur i cili nderonte varrin e Beau, nuk ishte personi i vetëm që ish pjesëtarin e Gardës Kombëtare e vizitoi tek varri në ditën e inaugurimit të babait të tij.

Kujtojmë që Beau ka ndërruar jetë në vitin 2015 pas një sëmundje të rëndë – kanceri. Pas vdekjes së tij, Joe Biden kishte vendosur të mos kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016, pasi ai dhe gruaja e tij mbanin zi. /Telegrafi/