Telegrafi

Imazhi i parë i shkrepur në polin jugor të Hënës

Anija kozmike e Indisë që zbarkoi dje në Hënë ka nxjerrë foton e saj të parë të sipërfaqes së Hënës në polin jugor.

Zbarkimi i kësaj anije në kuadër të misionit Chandrayaan-3 shënoi një sukses për Indinë duke u bërë vendi i parë në botë që zbarkon në polin jugor hënor, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu India shkruan histori, bëhet vendi i parë në botë që zbarkon sondën në polin jugor të Hënës

Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) postoi foton mahnitëse shkrepur nga kamera e zbarkuesit pak më shumë se tre orë pas uljes.

Lexo po ashtu Pse fuqitë botërore po garojnë për polin jugor të Hënës?

Imazhi tregon një rajon ‘relativisht’ të sheshtë në sipërfaqen hënore.

Agjencia ka publikuar edhe disa imazhe të tjera që tregonin për së afërti. /Telegrafi/