Anija kozmike e Indisë që zbarkoi dje në Hënë ka nxjerrë foton e saj të parë të sipërfaqes së Hënës në polin jugor.
Zbarkimi i kësaj anije në kuadër të misionit Chandrayaan-3 shënoi një sukses për Indinë duke u bërë vendi i parë në botë që zbarkon në polin jugor hënor, transmeton Telegrafi.
Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) postoi foton mahnitëse shkrepur nga kamera e zbarkuesit pak më shumë se tre orë pas uljes.
Imazhi tregon një rajon ‘relativisht’ të sheshtë në sipërfaqen hënore.
Agjencia ka publikuar edhe disa imazhe të tjera që tregonin për së afërti. /Telegrafi/