Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës se presidenti Fatmir Sejdiu e ka shkelur seriozisht Kushtetutën e Kosovës me mbajtjen e njëkohshme të postit të presidentit të Republikës dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pasoi me dorëheqjen e Sejdiut dhe më pas edhe tërheqjen e LDK-së nga koalicioni qeverisës. Zgjedhjet parlamentare të cilat ishin parapare të mbahen më 13 shkurt, si rezultat i gjendjes në vend, solli deri tek vendimi që zgjedhjet të mbahen më 12 dhjetor 2010. Pas kësaj u krijua një “dyndje” e madhe tek partitë, të cilat anëtarësonin figura të rëndësishme duke tentuar përmes tyre të merrnin sa më shume vota, gjë që është normale në një proces demokratik.
Mirëpo sa mund të quhen demokratike zgjedhjet e 12 dhjetorit ku u hasën parregullsi të mëdha, të cilat askush as që i kishte menduar se mund të ndodhnin në atë masë. Ishte në interes të perspektivës së Kosovës, që këto zgjedhje të mbaheshin në një frymë demokratike dhe, ai që merr shumicën të udhëheq vendin. Fatkeqësisht këto zgjedhje i dhanë një pamje jo të mirë Kosovës sidomos para bashkësisë ndërkombëtare të cilët edhe theksuan se kishte pas parregullsi të mëdha, dhe si rezultat i këtyre manipulimeve zgjedhjet u përsëritën në Skenderaj, Drenas, Deqan, kurse pjesërisht në Lipjan dhe Malishevë.
Ndërsa pas parregullsive që u shfaqen kryesisht në Skenderaj dhe Drenas, ku edhe vëzhguesit e ENEMO-s kishin paralajmëruar parregullsi, e gjithë kjo jep një pamje të shëmtuar imazhit të Kosovës në veçanti pas raportit të Dik Martit, ndërsa në këto komuna janë duke u rinumëruar votat.
Por çka duhet bërë që të mps përsëritet kjo Odisejadë në të ardhmen? KQZ-ja duhet të digjitalizojë procesin e votimit pasi do të kemi më pak parregullsi. Në këtë mënyrë ekzistojnë mënyra të shumta për manipulime, si: marrëveshjet e ndryshe në mes komsionërve për të bërë manipulime, largim të atyre komisionarëve nga vendvotimi në rast se ta nuk pajtohen me manipulime , mbushja e kutive ende pa filluar votimi etj. Në rast se digjitalizohet mënyra e votimit dhe te ketë kamera në këto vendvotime, mundësitë për manipulime do të jenë më të vogla. Kosovës i duhen zgjedhje të ndershme dhe qeveri legjitime e cila do të jetë ajo që merr përgjegjësinë për futjen e vendit në BE si dhe liberalizimin e vizave si dhe anëtarësimin në NATO.
Koalicionet e mundshme
Duke u bazuar ne disa paradigma, koalicioni i mundshëm, të cilës do t’i prij PDK- ja si parti fituese, pavarësisht rivotimit në Mitrovicë s’do të ndryshojë asgjë, është ai me AKR dhe pakicat, por kjo do të vjen në shprehje vetëm nëse posti i presidenti i afrohet Behxhet Pacollit., i cili është edhe qëllimi kryesor personal i tij. Mirëpo qeverisja me AKR dhe pakicat është e brishtë ndërsa duke marr parasysh se do të kemi një opozitë të forte LDK, Vetëvendosje dhe AAK, në rast se njëri nga deputetët e ndonjë partie në koalicionit kalo në atë opozitare, sjell deri tek rrëzimi i mundshëm i qeverisë.
Kështu që PDK-së i duhet një qeverisje stabile dhe këtë mund ta bëj vetëm nëse futet edhe AAK në koalicion. Kjo e fundit edhe pse duket “armë e fortë” prapë se prapë, pritët të hy në qeveri. AAK do të hy në qeveri për disa arsye: Partitë në pushtet po janë ato, që përveç se po ruajnë përqindjen e rezultateve, së paku nuk humbasin elektorate, sepse pasi
po i punësojnë militantët e vete nëpër pozita, dhe kur të vjen koha për të mbajtur zgjedhjet po vrapojnë për të siguruar votat, përkatësisht për të ruajtur vendet e punës.
Të gjitha aderimet në AAK nuk kanë ardhur për shkak të bindjeve politike, pasi aty kemi anëtarë nga të gjitha rrymat, por arsyeja qëndron të marrin ndonjë postë në qeveri, pasi AAK është pare si një adresim për koalicion qoftë në rast se do të fitonte LDK edhe tanë që është PDK partia fituese. Nëse AAK nuk hyn në koalicion, vetëm sa do të bie si subjekt politik, pasi edhe disa nga ish anëtarët e LDK që janë tani në AAK, mund të rikthehen në partinë e vjetër, e disa të tjerë do të shikojnë diku tjetër të arrijnë ambiciet e tyre. Kështu që si mundësi reale e shoh një qeveri të koalicionit PDK-AAK-AKR dhe
minoritet. Megjithatë uroj që qeveria të krijohet sa më parë dhe, të nisin projektet shtetërore dhe premtimet, që i bën gjatë fushatës zgjedhore të realizohen. Uroj që si institucione shtetërore të krijomë një sistem më të avancuar, dhe mënyrë më të digjitalizuar zgjedhore, që mos të kemi vakuume institucionale.