Site icon Telegrafi

Imazhi i gruas së mbuluar në pluhur gjatë sulmeve të 11 shtatorit që bëri xhiron e botës, pas 17 viteve është fotografuar nga i njëjti burrë që e kishte shkrepur imazhin në ditën e tmerrshme (Foto)

11 shtatori i vitit 2001, ishte si qdo ditë tjetër për Joanne “Jojo” Capestro. Edhe pse nuk ndihej mirë, vendosi që atë ditë të shkon në punë në katin e 87 të Kullave Binjake.

Pak minuta pasi kishte arritur në vendin e punës, Capestro, që asokohe ishte 39-vjeçe, planifikonte të zbriste shkallëve me disa kolegë por ishte ndalur pasi i kishte cingërruar telefoni, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa po bisedonte në telefon, njëri nga aeroplanët e rrëmbyer goditi njërën nga Kullat Binjake gjashtë kate mbi zyrën e saj, ku ajo punonte si asistente.

Pasi arriti t’i gjen shkallët, Capestro zbriti poshtë kurse gjysmën e rrugëtimit deri poshtë e ka bërë me take të larta. I gjithë ky “proces” i mori 22 minuta, ndërsa disa momente më vonë kulla u shemb.

E mbuluar me pluhurin e rrënojave, Capestro ishte fotografuar nga fotografi Phil Penman i cili mori aparatin dhe vrapoi në vendin e ngjarjes ku aeroplanët kishin goditur Kullat Binjake.

Shumicën e kohës atë ditë e kishte kaluar duke i fotografua të mbijetuarit e sulmeve terroriste, si dhe ekipet emergjente që bënin të pamundurën t’i nxjerrin gjallë mijëra punëtorë të këtyre kullave.

Fotografinë e Capestros që e shkrepi ia dhuroi muzeut që mbledh imazhe dhe gjësende tjera si dëshmi të sulmeve terroriste. Por, për qudi, stafi i muzeut menjëherë e kishin njohur Capestron dhe kështu vendosën t’ua aranzhojnë një  takim.

Ndërkaq gjashtë javë më parë, me kërkesën e saj ai u ftua si fotograf në dasmën e saj me Robert Vasquez. Gjatë një interviste dhënë për Daily Mail, Capestro ka pranuar se si përvoja në Kullat Binjake i ka ndryshuar jetën.

“Mbajtën kontakte gjatë gjithë këtyre viteve. Para gjashtë javëve ai ishte i ftuar si fotograf në damën time. Ai ishte me mua në ditën më të vështirë të jetës time por edhe në të mirën”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version