Shanna Niehaus nga Shtetet e Bashkuara, e ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet duke qarë, ndërsa pranë e ka të birin që qetësohet pranë qenit të trajnuar për këto shërbime.
Djali saj pesëvjeçar ka autizëm dhe gjendja tij është mjaftë e rëndë, për shkak të krisave që ka, ai fle rrallë dhe është shumë agresiv, transmeton Telegrafi.
Por, me tu takuar me Qenin për Shërbime Autizmi, fëmija është qetësuar dhe ka shikuar në tablet pa ndonjë shenj nervoze apo shqetësimi.
“Në këtë fotografi shfaqet nëna, e cila nuk mund ta përqafojë, veshë, lajë, apo prek si duhet fëmijën e saj. Nëna që në netët pa fund, e ka parë të shqetësuar dhe pa gjumë, më në fund po i rri afër, derisa ai është i qetë”, ka shkruar Niehaus lidhur me rastin.
“Qëndroja prapa tyre dhe e admiroja momentin, vetëm merrja frymë dhe nuk thosha asnjë fjalë. Është e vetmja terapi, që i pati sukses deri më tani”.
Për tu takuar me qenin e quajtur Tornado, familja amerikane që jeton në Japoni, kanë aplikuar para dy vitesh, por kjo ka ndodhur së fundmi shkaku i numrit të madh të pacientëve.
“Ia vlejti mundi, secila para e shpenzuar, dokument i plotësuar dhe lot i derdhur. Më në fund fëmija im gjeti pak qetësi dhe ndjehet më rehat, ndërsa unë qava për një arsye tjetër”, ka shtuar ajo.
Për shkak të përmbajtjes, fotografia ka bërë xhiro në internet, teksa ka marrë shumë komente ku i dëshirohet shërim dhe përmirësim të gjendjes. /Telegrafi/