Është e rëndësishme të bëni një kontroll të plotë të sfondit të ndërtuesve ose projektuesve përpara se t’i punësoni – përndryshe mund të mbeteni me diçka të çuditshme sikurse disa dështime në imazhet e mëposhtme.
Eco Feed ka grumbulluar një përzgjedhje të modeleve të tmerrshme nga e gjithë bota – duke përfshirë një derë që është vendosur me ‘kokë poshtë’.
Një tjetër dështim epik është në një park lojërash mbi një ndërtese në Kinë, nga ku rrëshqitëset janë në skaj të çatisë, dhe nëse rrëshqitni nga aty bini direkt në tokë, nga objekti i lartë.
Në listën e mëposhtme gjenden disa prej dështimeve epike që kanë bërë njerëzit gjatë projektimit të ndonjë objekti. /Telegrafi/