Telegrafi

Imazhet më të mira të vitit 2017, të shkrepura nga dronët (Foto)

Nga kafshët, e deri të ujëvarat e liqenet – këto janë fotografitë më të mira të vitit 2017 që janë shkrepur nga dronët në pjesë të ndryshme të botës.

Imazhet e përzgjedhura nga Dronestagram, shfaqin 20 shkrepjet më mbresëlënëse që janë bërë gjatë vitit të kaluar në pjesë të ndryshme të globit, transmeton Telegrafi.

Në këto imazhe shihen kafshë të ndryshme. si ariu polar në pjesën veriore të Kanadasë si dhe balenat që kanë nxjerrë kokën nga uji. Por këto nuk janë të vetmet aty shihen edhe bukuritë natyrore dhe objektet e larta.

Ato përveç se janë shkrepur nga ajri, gjithashtu shfaqin anën artistike ku mijëra njerëz nga e mbarë bota kanë bërë komente pozitive në llogaritë e autorëve të imazheve. /Telegrafi/