Në orët e vona të së mërkurës njerëzit në mbarë botën patën mundësi të pikasin Super-Hënën blu, më e madhja dhe më e ndritshmja e këtij viti.
Kjo pasi Hëna mbrëmë ka qenë në pikën më të afërt me Tokën derisa përshkon orbitën e saj, transmeton Telegrafi.
Super-Hëna blu – një spektakël i rrallë nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037.
Adhuruesit e Hënës kanë pasur mundësi që mbrëmë të shohin këtë fenomen mjaft interesant derisa pamjet e shkrepura nga njerëzit në botë tregojnë më së miri se si është observuar ky spektakël nga ata.
Imazhe spektakolare të Hënës gjithashtu janë shkrepur edhe në Kosovë nga fotografi i njohur Arian Mavriqi.