Telegrafi

Imazhet shqetësuese tregojnë 80 qeset plastike, që u nxorën prej një balene të ngordhur (Foto)

epa06781766 Thai Marine Biologist officials rescue an ailing and immobile short-finned pilot whale at a canal in Songkhla province, southern Thailand, 30 May 2018 (issued 03 June 2018). The short-finned pilot whale reportedly died after swallowing 80 plastic bags weighing 8kg that were found in its stomach after an autopsy. EPA/STR THAILAND OUT

Qeset plastike që u nxorën prej një balene të ngordhur, tregojnë për gjendjen alarmuese në të cilën ndodhen detet.

Gjallesa ishte në gjendje të rëndë, kur atë e gjetën shpëtimtarët, në një kanal të Tajlandës, transmeton Telegrafi.

Balena u përshkrua si e ‘dobësuar’, pasi kishte pasur problem të ushqehej, si pasojë e mbushjes së barkut këto objekte plastike.

Përpjekja për ta shpëtuar u konsiderua e kotë, në momentin që volli pesë qese. Megjithëse u përpoqën ta shpëtonin, ngordhi vetëm pak kohë më vonë.

Një prej kirurgeve që po e trajtonte balenën, ka thënë se ky është rasti më i keq, që ka trajtuar si pasojë e ndotjes së ujërave me mbeturina.

Autopsia ka zbuluar 80 qeset në barkun e krijesës, që peshonin tetë kilogramë, të cilat ia kishin pamundësuar të merrte ndonjë ushqim të shëndetshëm.

Në anën tjetër, Tajlanda është një prej shteteve që përdorë më së shumti qese plastike. /Telegrafi/