Site icon Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë se si është larguar ndotja në Itali shkaku i mbylljes nga coronavirusi

Agjencisë Evropiane të Hapësirës i ka shpërndarë imazhet satelitore, që tregojnë se si mbyllja e Italisë si pasojë e coronavirusit ka shkaktuar rënien e ndotjes së ajrit.

Ilustrimi i përpiluar duke përdorur të dhëna nga sateliti Copernicus Sentinel-5P, tregon një ulje të madhe zonën veriore, transmeton Telegrafi.

Roma mbylli qytetet veriore që janë në qendër të shpërthimit të sëmundjes, përpara se t’i zgjeronte javën e kaluar në shkallë vendi.

“Rënia e emetimeve të dioksidit të azotit mbi luginën Po, në Italinë veriore është veçanërisht e dukshme”, ka thënë Claus Zehner, menaxher i misionit të ESA’s Sentinel-5P.

“Megjithëse mund të ketë ndryshime të vogla në të dhëna për shkak të mbulimit të reve dhe ndryshimit të motit, ne jemi shumë të sigurt se ulja e emetimeve që mund të shohim, përkon me bllokimin, që e ka reduktuar trafikun dhe aktivitetet industriale.”

Nëse llogaritet për kokë banori, Italia është shteti më i goditur në botë nga coronavirusi, ndërsa është më i dëmtuari në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version