Site icon Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë pasojat rrëqethëse të tërmetit dhe cunamit në Indonezi, fshati me 1,200 shtëpi zhduket “nga faqja e dheut” (Foto/Video)

Imazhet  satelitore tregojnë se si tërmeti dhe cunami në Indonezi, ka “zhdukur” nga faqja e dheut një fshat tërë që kishte mbi 1,200 shtëpi.

Tërmeti prej 7.5 magnitudë goditin Indonezinë gjatë të premtes, duke shkaktuar një cunami të fuqishëm me dallgë mbi 6 metra të larta që kanë shkatërruar gjithçka para vetes, transmeton Telegrafi.

Imazhet satelitore tregojnë dëmet materiale që janë shkaktuar në Balaroa dhe Petobo në afërsi të qytetit Palu, ku një fshat i tërë është “zhdukur”.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar personat që mund të kenë ngecur të ngujuar në shtëpitë, ndërtesat dhe objektet e ndryshme afariste, por në mungesë të pajisjeve të mjaftueshme po e kanë të vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version