Telegrafi

Imazhet satelitore shfaqin momentin kur ISIS-i hedh në erë xhaminë e madhe në Irak (Video)

Organizata terroriste Shteti Islamik ka hedhur në erë xhaminë e madhe ku edhe kishte shpallur Kalifatin në vitin 2014, ka bërë të ditur një zyrtar i ushtrisë irakiane.

Lideri i organizatës ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi kishte filmuar një video gjatë vitit të kaluar brenda xhamisë al-Nuri në Mosul, që konsiderohet edhe videoja e vetme e këtij terroristi të shumëkërkuar, të cilin së fundmi ushtria ruse pretendon se e ka vrarë gjatë sulmeve ajrore, transmeton Telegrafi.

Qendra komanduese në Irak, ka publikuar imazhet e marra nga satelitët ku shihen rrënojat e xhamisë pas bombardimit të saj. ISIS nuk hezitoi ta hedh në erë xhaminë 800 vite të vjetër, derisa po iknin nga ushtria irakiane që ishte vetëm 50 metra larg tyre.

Militantët e kësaj organizate janë munduar ta hedhin fajin tek Shtetet e Bashkuara të cilat udhëheqin koalicionin në luftën kundër terrorit, duke pretenduar se e kanë rrënuar gjatë sulmeve ajrore.

Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë kategorikisht nga zyrtarët e sigurisë së këtij vendi, duke thënë se kjo është edhe një gënjeshtër e ISIS-it. /Telegrafi/