Telegrafi

Imazhet satelitore që pretendojnë se shfaqin pasojat e sulmit izraelit mbi bazën iraniane – është goditur sistemi raketor

Imazhet satelitore tregojnë çmimin që e pagoi sistemi i mbrojtjes ajrore iraniane, pas pretendimeve për sulmet izraelite gjatë të premtes.

Iran International ka publikuar ato që thonë se janë imazhe satelitore, para dhe pas sulmit të pretenduar izraelit mbi sistemin e mbrojtjes kundërajrore në centralin bërthamor të Iranit, transmeton Telegrafi.

Imazhet satelitore shfaqin dëmet dhe sulmin preciz të kryer mbi këtë sistem të mbrojtjes kundërajrore të Teheranit.

Lexo po ashtu Tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në skaj të rrugës, izraeliti lëndohet nga mjeti shpërthyes i vendosur nën flamur

Iran International njihet si një medium opozitar në Iran, që është zë kritik kundër qeverisë së këtij vendi.

Ndryshe tensionet mes dy vendeve janë rritur që nga sulmi izraelit mbi konsullatën iraniane në Siri, ku mbetën të vrarë dy eprorë të lartë iranian. /Telegrafi/