Site icon Telegrafi

Imazhet rrëqethëse të Ku Klux Klan, kur ishte në kulmin e famës me gjashtë milionë anëtarë (Foto)

Historianët që prezantuan imazhet e vitit 1920, të disa prej organizimeve të Ku Klux Klan, po frikësohen se grupi mund të rigjallërohet sërish në Amerikën e drejtuar nga Doland Trump.

Në njërën nga fotografitë që do të përmblidhen në libër, shihet fëmija teksa ‘pagëzohet’ nga grupi supremacist, kurse në një tjetër janë disa anëtarë pranë aeroplanit të lehtë, transmeton Telegrafi.

Derisa të gjithë kanë uniformat dhe maskat në fytyrë, ata shfaqen para kryqeve të përfshirë nga flakët.

Para afro 100 vitesh, Ku Klux Klan ishte në majë të famës pasi numëronte gjashtë milionë anëtarë, shumica prej të cilave gra dhe fëmijë, që kundërshtonin hyrjen e emigrantëve në shtet.

Ata sulmonin irlandezët, italianët dhe hebrenjtë, nga frika se numri i popullsisë së tyre mund të shumëfishohet.

Grupi ishin edhe kundër prostitucionit, alkoolit, filmat dhe muzika jazz.

Mirëpo, Klani u rrëzua pasi u zbuluan shumë skandale seksuale dhe përvetësime të paligjshme financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version