Imazhet që tregojnë se sa shumë njerëzit janë bërë të varur nga telefoni (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Ritzo ten Cate nga Londra, ka filluar një projekt para një viti, përmes të cilit tregon se sa shumë njerëzit e përdorin dhe janë të varur nga telefoni.
Pasi e vë aparatin fotografik në zona shumë të frekuentuara, pret që para tij të ndalojë dikush që nuk e ka vëmendjen te rruga, por tërësisht në pajisjen që po e përdorë, transmeton Telegrafi.
“Caught in the App” titullohet ky projekt, ku ai i shkrepë imazhet, në momentin që njerëzit i ndalojnë përpara.
“Mbesin të hutuar dhe nuk dinë çfarë të bëjnë, por kthehen shpejtë në realitet. Pasi iu tregoj dhe kërkoj që ta përdori fotografinë e tyre, zakonisht largon të buzëqeshur”, ka thënë Cate lidhur me rastin.
Derisa ky projekt shumë i veçantë ende është duke u zhvilluar, më poshtë mund t’i shihni disa nga personazhet që tashmë janë bërë pjesë. /Telegrafi/