Rënia e Mosulit në Irak, katalunasit që protestojnë në rrugë, një president nën 40 vjeç në Francë, manifestimet anti Trump në ShBA, tërmete, luftëra dhe katastrofa në vitin ku ngrohja globale ka shënuar një tjetër rekord.. Të gjitha ngjarjet e 2017 në fotot më të bukura që i kanë fiksuar ato…
Washington, 21 janar: 500 000 persona marshojnë për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald TrumpIT president i ShBA-VE.
Nev York, 28 janar : Protestues kundër dekreteve anti-emigracion të Donald Trumpit në aeroportin “John F. Kennedy”.
Beograd 30 janar: Emigrantë që durojnë të ftohtit në ndërtesa të rrënuara në Beograd ku temperaturat zbresin deri në – 20 °C, të ardhur nga Afganistani, Pakistani, Iraku ose Irani.
Mosul, 4 mars: Një burrë i përlotur me vajzën e tij në krah që vrapon drejt forcave ushtarake irakiane në zonën e kontrolluar nga ISIS-i gjatë betejës se Mosulit
Londër, 22 mars: Një grua që ndihmon një person të plagosur gjatë një atentati me veturë mbi urën Westminster.
Paris , 1 maj: Një pjesëtar i forcave speciale franceze i përflakur pas një goditjeje me bombë molotov në sheshin Bastille në Paris, gjatë manifestimit për ditën e punëtorëve
Paris, 7 maj: Emmanuel Macron arrin në piramidën në Louvre për të mbajtur fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur i Francës
Mosul , 2 qershor: Qindra civilë të rraskapitur arratisen nga lagjet Ban Sinjar, Zingjili e Abi Tamam, që gjenden ende në duar të ISIS-it. Ata kalojnë vijën e frontit mes bombave dhe predhave
Karakas, 12 qershor: Një manifestues ngre një flamur venezuelas në manifestimet kundër presidentit Nikolas Maduro.
Londër , 14 qershor: Në lagjen North Kensington në Londër, kulla Grenfell merr flakë. Bilanci: 71 të vdekur dhe 74 të plagosur.
Vale do cambra, 20 qershor: Gjarpërimi i një rrugë në pyllin e djegur, ku një zjarr masiv shkaktoi 64 të vdekur dhe 35 të plagosur.
Najrobi, gusht: Një burrë me duart lart që ecën mes hedhjes së gurëve dhe gazit lotsjellës gjatë protestave për zgjedhjet presidenciale. Policia vrau personat që kundërshtonin rizgjedhjen e Uhuru Kenyatta.
Oriville, 8 korrik: Zjarrfikësit shpëtojnë një flamur amerikan gjatë djegies së një shtëpie. Disa qindra-mijëra hektarë u përfshinë nga flakët gjatë zjarreve ne Kaliforni.
Hjuston , 27 gusht: Banorë ecin në rrugë të përmbytur në Hjuston, ndërkohë që qyteti përballet me uraganin Harvey.
Kore e veriut , 16 shtator: Kjo foto e agjencisë shtetërore KCNA, tregon liderin Kim Jong-un duke marrë pjesë në hedhjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi.
Las Vegas, 1 Tetor: Një grua e ulur mbi trotuar në Las Vegas, pas një breshërie vrastare nga bashkia e qytetit ku pensionisti amerikan Stephen Paddock i mori jetën 58 vetëve dhe plagosi qindra të tjerë.
Guizhou, tetor: Punëtorë ndërtimi që ndjekin në TV raportin që mbajti presidenti kinez Xi Jinping, gjatë hapjes së kongresit të 19-të të Partisë Komuniste Kineze.
Pekin, 10 nëntor: Presidenti Donald Trump duke u ngjitur në bordin e Air Force One për të vazhduar udhëtimin drejt Vietnamit.
Barcelonë, 11 nëntor: Manifestues me flamurin katalunjas që kërkojnë lirimin nga burgu të liderëve separatistë.
Abu Dabi, 11 nëntor: Vizitorë arabë në muzeun e hapur në Abu Dhabi. Muzeu i hapur në 8 nëntor është projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel.
Sarpol-e Zahad, 14 nentor: Një iranian i rraskapitur mes rrënojave të qytetit Sarpol-e Zahab, pranë kufirit me Irakun. 334 vetë vdiqën pas një tërmeti 7,3 ballësh që goditi zonën kufitare mes Turqisë, Iranit dhe Irakut
Kameshlie, 15 nëntor: Dy ushtarë të forcave demokratike kurde (FDS) duke ngrohur duart në pikën e kontrollit në rrugën drejt kryeqytetit të ISIS-it, Raqqa. Ata e spastruan krejtësisht qytetin nga dominimi i shtetit islamik
Zimbabve , 21 nëntor: Një burrë duke shkulur nga muri portretin e ish-presidentit Robert Mugabe, në ditën e dorëheqjes së tij nga një pushtet që zgjaste prej 37 vitesh
/lapsi.al/Telegrafi/