Imazhet që pasqyrojnë disa prej ngjarjeve të vitit 2021
Arigona Bytyçi
Viti 2021 ishte si asnjë tjetër më parë. Një vit me ulje-ngritje, triumfe dhe pikëllime.
Nga vaksinimet kundër COVID-19 dhe fatkeqësitë ekstreme të motit te COP26, NFT-të dhe prezantimi i metaverse.
E më së miri këto momente, ndonëse të rënda, dokumentohen përmes imazheve të ndryshme të shkrepura, transmeton Telegrafi.
Mediumi EuroNews, ka publikuar një përzgjedhje të fotografive më të habitshme të këtij viti – këto imazhe shënojnë tmerrin e vërtetë, bukurinë dhe gjithçka midis tyre.
Fëmijët etiopianë, Etiopi, 13 korrik 2021
Fëmijët qëndrojnë nën një pemë në vendin e një kampi të ardhshëm për refugjatët eritreanë, në një zonë rurale pranë fshatit Dabat, Etiopi
Familja, Gaza, 25 maj 2021
Palestinezët qëndrojnë të ulur në një tendë që është ngritur në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në sulmet e fundit ajrore izraelite, në Beit Lahia, Gaza
Zjarret e egra, Greqi, 8 gusht 2021
Një banor vendas bën gjeste teksa mban një zorrë uji të zbrazët gjatë një përpjekjeje për të shuar zjarret në pyje që i afrohen fshatit Pefki, Greqi
Përmbytjet, Peru, 20 mars 2021
Një djalë godet një top në një zonë të përmbytur të komunitetit Belen në Iquitos, Peru, më 20 mars 2021
Lionel Messi, Francë, 11 gusht 2021
Lionel Messi përshëndet mbështetësit e mbledhur jashtë stadiumit Parc des Princes pas konferencës së tij të parë zyrtare për shtyp si lojtar i PSG-së në Paris.
Astronautët, Izrael, 10 tetor 2021
Astronautët ecin krah për krah me kostume hapësinore gjatë një misioni stërvitor nga ‘Marsi’ në Kraterin Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit
Refugjatët, Deti Mesdhe, 12 shkurt 2021
Emigrantët dhe refugjatët presin ndihmë në bordin e një varke të mbipopulluar në Detin Mesdhe 122 milje larg brigjeve të Libisë
Vajza afgane, Afganistan, 27 shtator 2021
Laila pozon teksa luan në një lagje të varfër në Kabul, Afganistan, ku qindra njerëz të zhvendosur brenda vendit kanë jetuar prej vitesh.
Përplasja e Tour de France, Francë, 26 qershor 2021
Marc Hirschi i Zvicrës shtrihet në anë të rrugës pasi u përplas gjatë fazës së parë të garës së çiklizmit Tour de France
Djali filipinas, Filipine, 6 korrik 2021
Kian Navales në shtëpi në qytetin Quezon, Filipine, duke mbajtur një jastëk me një foto të babait të tij të ndjerë, Arthur, i cili vdiq nga COVID-19