Krejt në mënyrë të pa pritur ai është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyera politike të femrave, apo thënë më ndryshe, atraksioni i tyre kryesor mashkullor.
Kjo kjo, për shkak të flokëve të tij të shpupurishura dhe dukjes tejet atraktive mashkullore.
Por, Justin Trudeau, po flasim për kryeministrin e një nga shteteve më të mëdha në botë, këtë javë është siguruar që të jetë qendra e joshjes femërore në rrjetet sociale.
Vetëm një javë pasi një fotografi e tij private u lansua ‘online’ nga pjesa e poshtme, tash rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente me foto të tij që janë zbuluar nga koha kur ai ishte në studime në të 20-tat.
“Justin Trudeau i ri mund të më shkelte me veturën e tij dhe do t’i thosha faleminderit”, ka shkruar një femër në përshkrim të atraktivitetit të 45 vjeçarit.
Trudeu ka studiuar në Universitetin e Montrealit dhe McGill Universtiy para se të fillonte një karrierë politike.
Babai i tri fëmijëve është ka një martesë të lumtur me Sophie Gregoire, por fotografitë e reja të publikuara të tij femrat po i bëjnë të mos marrin parasysh statusin e tij.
Vetëm një muaj më parë kryeministri kanadez sërish u gjend në kryetitujt e gazetave kur një fotografi e vajzës së Donald Trump duke e shikuar e joshur Justin Trudeaun bëri që Ivanka të jetë shumë e kritikuar nga femrat për sensin e tërheqjes që ajo ka pasur ndaj politikanit 45 vjeçar. /Telegrafi/