Pandemia e COVID-19 që ka kapluar botën pa dyshim se ka ndikuar shumë në jetën e njerëzve, raporton euronews.
Përveç se qindra mijëra persona kanë humbur jetën dhe miliona tjerë janë prekur ngas coronavirusi, vendet në mbarë botën janë ballafaquar me izolim total dhe masa të rrepta të sigurisë, transmeton Telegrafi.
Metropolet botërore që dikur ushtonin nga zhurma e mijëra turistëve, veturave e motoçikletave, tani janë shndërruar në “zona fantazmë”.
Këtë më së miri e dëshmojnë imazhet satelitore të Planet Labs Inc, që tregojnë së se si dikur atraksionet turistike dukeshin dhe si janë tani, kur pothuajse tërë bota është izoluar nga frika e përhapjes së mëtejme e coronavirusit.
Dikur plazhet e njohura numëronin mijëra turistë nga e mbarë bota, ndërsa sot ato shërbejnë si “pushimore” për shpendët që kërkojnë ushqim për të mbetur gjallë.
Njëjtë po ndodh edhe me atraksionin turistik në Romë siç është koloseu dhe kanalet e gondolave në qytetin e Venedikut. /Telegrafi/