Imazhet tronditëse tregojnë dy trupa të viktimave nga coronavirusi në Brazil, të cilat ishin të vendosura në qese të zeza plastike pranë një pacienti në një spital në Rio de Janerio.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, siç shihet në fotografinë e mëposhtme pacienti në oksigjeno-terapi gjendet në mes dy trupave – imazhi besohet të jetë realizuar nga Unioni i Infermierëve në Rio.
Ndërkohë, një tjetër rast është parë në të njëjtin spital, ku tre kontejnerë bëhen “strehë” e viktimave nga coronavirusi – secili prej kontejnerëve mund të përmbajë deri në 75 kufoma.
Bëhet e ditur se Brazili deri më tani ka raportuar 55 mijë të vdekur nga sëmundja e COVID-19, ndërsa besohet të jenë infektuar 1.1 milion njerëz në vend. /Telegrafi/