Aktorja amerikane, Tara Reid, ka ngritur shumë pikëpyetje për shëndetin e saj me fotografinë e fundit të publikuar në bikini.
Pasi është kthyer nga një agjendë e ngjeshur nga xhirimet e filmit të ri, ajo ka vendosur që të dalë në xhinse dhe bikini në pjesën lart, për të bërë një imazh që ajo e publikoi në Instagram.
Fatkeqësisht 41 vjeçarja dhe fiziku i saj kanë tërhequr vëmendjen e fansave, por për të keq.
“Kërko ndihmë” dhe “tento të hashë” kanë qenë disa prej komenteve ndaj aktores, të cilat e kanë përshkruar gjendjen e saj trupore.
Jo gjithmonë ekspozimi i trupit pëlqehet nga fansat, të cilët dinë edhe të kritikojnë keq. /Telegrafi/