BMW ka bërë të ditur se do ta lansojë një X2 tërësisht të ri, në Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë muajit shtator.
Prej atëherë, kjo veturë është parë derisa testohej me shtresën për kamuflazh, por nuk janë bërë të ditura detajet, transmeton Telegrafi.
Tashmë kanë përfunduar në internet disa imazhe, që thuhet se është ky model sportiv, që ngjanë shumë me SUV.
Pos rritjes së pjesës së përparme dhe uljes së tavanit, nuk dallon shumë nga paraardhësit, vetëm se pritet të jetë më i fuqishëm. /Telegrafi/