Telegrafi

Imazhet e reja satelitore “tregojnë” se Koreja e Veriut po zgjeron fabrikën e prodhimit të raketave balistike (Foto)

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut është duke zgjeruar fabrikën ku prodhohen raketat balistike, dhe i gjithë ky zbulim është bërë disa ditë pasi fotografitë tjera treguan se në qendrën e uraniumit të pasuruar janë duke u zhvilluar aktivitete.

Fotografitë e shkrepura nga ajri të Institutit të Materieve Kimike në Hamburg, tregojnë se si është duke u punuar në fabrikën ku prodhohen raketat, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Për sigurinë e Trumpit dhe Kimit në Singapor, do të përkujdeset një nga njësitë më elitare në botë (Foto/Video)

Analistët amerikanë pretendojnë se imazhet tregojnë programin e raketave balistike të Kim Jong-un, edhe pse muajin e kaluar gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump ishte zotuar se do t’i mbyll që të gjitha objektet.

Disa ditë më parë imazhet satelitore të Planet Labs Inc, tregonin se si aktivitetet janë shtuar në hapësirën ku zhvillohet uraniumi i pasuruar në Yongbuyonm rreth 60 milje në veri të Pyongyang. /Telegrafi/