Site icon Telegrafi

Me imazhet e reja, Pamela Anderson tregon se vitet janë vetëm numra

Linjat e saja trupore janë vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërkohë që ajo nuk ngurron të ekspozohet pavarësisht se është 52-vjeçe.

Edhe pas shumë vitesh, Pamela Anderson ka vazhduar të jetë njëra prej femrave më atraktive në botë dhe kjo tashmë është dëshmuar.

Biondja, e cila në Instagram numëron 857 mijë njerëz, publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Këto të fundit që ka shpërndarë bardh e zi janë mjaft atraktive dhe natyrisht se në plan të parë ka vënë fizikun joshës, të cilin duhet pasur zili.

Gjithashtu, aktorja amerikane kohëve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, për shkak që po organizon protesta për Julian Assange, ku ky i fundit u arrestua muaj më parë pasi është i kërkuar nga Amerika shkaku që ka publikuar të dhëna sekrete, e cila ka mundur të rrezikoj sigurinë e popullit amerikan.

Lexo po ashtu Pamela Anderson me protestë interesante: Lirojeni Julian Assange, shëndeti i është përkeqësuar

Ndryshe, Pamela dhe Assange u raportuan se ishin në një lidhje dashurie vite më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version